LUSHNJË- Në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, është përfshirë nga zjarri një biznes, i cili merret me përpunimin e lëndës drusore. Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ndarë pamje nga zjarri masiv.
Më një shënim në rrjetin social në “Instagram”, deputeti socialist kërkon kujdes nga banorët dhe udhëtarët, të cilët frekuentojnë këtë rrugë.
Ai kërkon prej tyre që të ndalojnë larg zonës së rrezikut, deri sa zjarrfikësit të kenë shuar zjarrin.
“E gjithë atyre që po udhëtojnë nga: Kavaja, Rrogozhina për ne Divjake e Lushnje; Lushnja, Divjaka për në Kavajë e Rrogozhinë; ka një zjarr shumë të madh në rreth rrotullimin e Çermë-100 metër me poshtë, djathtas kur vjen për Rrogozhinë e Kavajë! Zjarrfikësit janë ne vend e ndërkohë qytetet fqinje po vijnë aty; bëni kujdes! Ndaloni aty ku jeni derisa zjarri qe është ne autostrade te shuhet plotësisht”, shkruan ai./ abcnews.al