Paul Pogba vazhdon të lërë “gjurmë” për të ardhmen e tij. Mesfushori francez kërkohet nga Juventusi dhe Real Madrid dhe veprimi i fundit i kampionit të botës ka shtuar edhe më shumë zërat për një rikthim në Torino.
Ylli i Manchester United i është bashkuar Juan Cuardrados, aty ku kolumbiani po rikuperohet nga një dëmtim. Edhe Pogba është i dëmtuar dhe kanë kryer disa seanca rahabilitimi së bashku. Për më tepër, dy ish-shokët e skuadrës kanë bërë dhe një foto së bashku, çka ka bërë që tifozët e Juventusit të ëndërrojnë për një rikthim të Pogba.
Agjenti i francezit, Mino Raiola, pritet të jetë shumë i ngarkuar në këtë merkato të janarit, pasi shumë klientë të tij janë në kërkim të skuadrave të reja. Mes tyre janë edhe dy sulmuesit, Kean dhe Ibrahimovic./abncnews.al