Simon Mignolet u largua në verë pas 6 sezoneve të kaluara me Liverpool. Blerja e Allison dhe mungesa e hapësirave e detyruan portierin belg të transferohej te Club Brugge. 31-vjeçari i është rikthyer këtij vendimi në një prononcim për Het Belang van Limburg.
Gardiani” tregohet i sinqertë dhe nuk i kursen batutat. Sezonin e kaluar zbriti në fushë vetëm dy herë, konkurenca me brazilianin ishte një “bast” i humbur dhe në verë vendosi të ndërronte ambient.
“Do të qëndroja, nëse do të konkurroja realisht për postin e titullarit, por e dija që do të luaja vetëm në rastet kur Allison do të dëmtohej. Më pas do të kthehej sërish si titullar, madje Allison do ta ruante rolin e portierit të parë, edhe nëse do të shënonte autogol.
Mund të kisha qëndruar për paratë që fitoja, por preferoj të luaj si titullar me Club Brugge sesa të shpallem kampion Anglie si rezervë“, thekson Mignolet. /abcnews.al