Gjatë muajit korrik, Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta ka qenë një prej destinacioneve, që është eksploruar nga turistë e vizitorë të shumtë.
Teksa ndan pamje nga ky park, kryeministri Edi Rama, thekson se plot 67 mijë vizitorë kanë eksploruar këtë park, ndërsa kanë shijuar bukuritë e tij.
“MIRËMËNGJES dhe me cicërimat e zogjve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, që vetëm gjatë muajit korrik priti 67 mijë vizitorë, ju uroj ditë të mbarë”, thekson ai./ abcnews.al