NISMA me vetëm 18 vota mbi pragun e hyrjes në parlament

schedule11:53 - 18 Nëntor, 2019

schedule 11:53 - 18 Nëntor, 2019

Në Kosovë, koalicioni i Nismës ka marrë deri tani vetëm 18 vota mbi pragun që i duhet për të hyrë në parlament dhe ky rezultat mund të ndryshojë. Ndërkohë, njohësit e politikës në Kosovë se nëse Vetëvendosje nuk fton Nismën për të hyrë në qeveri, vendi mund të shkojë përsëri në zgjedhje.

Koalicioni i Nismës vazhdon të luftojë për disa dhjetëra vota për të hyrë në parlamentin e Kosovës. Ndërkohë që në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve vazhdon rinumërimi i mbi 1 mijë e 400 vendvotimeve, Nisma ka arritur deri tani të marrë vetëm 18 vota mbi pragun që do e lejonte të hynte në parlament, raportuan mediat në Prishtinë. Megjithatë, edhe kjo shifër pritet të rritet apo zvogëlohet pas rinumërimit të pjesës së mbetur të 834 vendvotimeve.

Ndërkohë debatet midis Nismës dhe dy partive fituese, veçanërisht me Lëvizjen Vetëvendosje, vazhdojnë. Ende nuk ka shenja që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës të përfshijnë në koalicionin bashkë-qeverisës koalicionin e Nismës.

Ndërkohë, koalicioni Nisma – AKR pret certifikimin e rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja për të ecur më tej. Njohësit e politikës në Kosovë thonë se nëse Vetëvendosja nuk e fton Nismën në Qeveri, atëherë gjasat janë reale që vendi të shkojë përsëri në zgjedhje.

Por deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka thënë përmes një postimi në Facebook se problem i numrave nuk ekziston për qeverinë e re.

Mjaftojnë edhe 4 nga 10 deputetë të pakicave joserbe, por munden edhe deputetët Serbē, e ndoshta edhe deputetë të veçantë të opozitës të votojnë, prandaj problemi i numrave nuk egziston”, ka thënë ai.

Deputeti që fitoi edhe një mandat në Kuvend ka thënë gjithashtu se në zgjedhje mund të shkohet vetëm nëse vendosin dy partitë e para, LVV dhe LDK apo nëse nëse partia që ka të drejtën e mandatimit të kryeministrit, dmth LVV nuk dëshiron të mandatojë kandidatin e saj dhe të sigurojë edhe ata 4 deputetë të pakicave që me kushtetutë është i detyruar ti ketë në qeveri.

“Këto pakica kanë jo 4 por 20 deputetë, që dmth qeveria e re do ti ketë gjithsej 78 deputetë (jo 61 si ajo e kaluara) të cilët do duhej ta votonin Qeverinë e re”, ka thënë ai.

Avdyli ka theksuar se nuk ka rëndësi hyn apo nuk hyn NISMA në parlament sepse zgjdhje do të ketë në vitin 2023./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!