E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn dhe ambasadori i BE-së Silvio Gonzato kanë zhvilluar këtë të mërkurë një takim ku edhe rikonfirmuan angazhimin e përbashkët për forcimin e drejtësisë dhe integrimin e Shqipërisë.
“E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn dhe ambasadori i BE-së Silvio Gonzato u takuan sot për të rikonfirmuar angazhimin e përbashkët për rritjen ekonomike, forcimin e sektorit të drejtësisë dhe mbështetjen e integrimit të Shqipërisë në BE. Përpjekjet tona të koordinuara janë thelbësore për sukses”, shkruan në reagimin e saj ambasada amerikane në Tiranë.