Një aksident është regjistruar këtë të martë në Bulqizë.
Një 29-vjeçar duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga, e për pasojë mbeti e lënduar nëna e tij. Pas aksidentit i riu u largua nga vendi i ngjarjes me qëllim shmangien e hetimit, por më pas u arrestua.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al