Krimi në familjen e amerikanit/ “Më fal baba”, letra që u gjet në shtëpinë e 53-vjeçarit

schedule10:42 - 20 Gusht, 2024

schedule 10:42 - 20 Gusht, 2024

Policia e konsideron ende një skenë krimi banesën e marrë me qira nga shtetasi amerikan Matthew James Wertz, që pasi mbyti me litar  bashkëshorten dhe vra edhe qentë e tij i dha fund jetës duke u vetëvarur.

Në shtëpinë që çifti i bashkëshortëve kishin rreth një muaj që jetonin me qira u gjet edhe një letër e shkruar nga 55-vjeçari ku sqaronte edhe shkaqet që e çuan drejt aktit ekstrem.

“Më fal baba, unë nuk ia dola dot. Po bëj diçka për të cilën do më gjykoni, po i jap fund jetës së njerëzve më të dashur. ”

Përveç letrës, policia ka sekuestruar edhe dorëshkrime të mëparshme të Mattheë Janes Wertz, por edhe dorëshkrime të tjera që u gjetën në shkollën private ku ai jepte mësim. Hetuesit pritet të kryejnë krahasime mes letrës së gjetur në banesë dhe dorëshkrimeve të tjera të sekuestruara në shkollën ku ai jepte mësim për të parë nëse ato janë të njëjta. Gjithashtu u sekuestrua një celular, katër kompjuterë, një shkop bejzbolli, një shumë parash në lekë shqiptare dhe valuta të huaja si dhe një automjet. Fillimisht është gjetur trupi i pa jetë i Matthew James i vetëvaruar më pas në një tjetër dhomë, u gjet edhe bashkëshortja e mbytur me litar shtetasja Indonezjane Saragih Indah Lilis Sartika. Në të njëjtën dhomë u gjetën të vrarë edhe dy qentë e familjes që dyshohet se janë qëlluar disa herë me shkop bejsbolli. 55-vjeçari jetonte prej 4 vitesh në Shqipëri ndërsa ka dyshime se krimin e ka kryer në kushtet e depresionit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!