Policia në Serbi njoftoi këtë të dielë se ka vrarë një vehabist i cili sulmoi me hark ambasadën izraelite në Beograd në 29 qershor.
Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç njoftoi se Senad Ramoviq Beçan mbeti i vrarë pasi u përlesh me policinë në fshatin Hotkove afër Novi Pazar dhe nuk pranoi të dorëzohej.
Senad Ramoviq Beçan ka qenë i dënuar në vitin 2007 me 2 vite e gjysmë burg për terrorizëm. Ai bënte pjesë në në sekt Islamik që planifikonte dhe kryente sulme terroriste.
Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç tha se Ramoviç ishte në arrati pas sulmit terrorist para ambasadës izraelite në Beograd në qershor./abcnews.al


