Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka nisur verifikimin për ngjarjen e rëndë të ndodhur në qytetin e Pogradecit, ku Denis Meçe dhunoi për vdekje 42-vjeçari, Egli Proga
ILD ka nisur verifikimet lidhur me procedurat që janë ndjekur për hetimin e vrasjes së Progës, nga prokurorja dhe gjyqtarja.
Prokuroria e Korçës, zbuti akuzën ndaj të arrestuarit Denis Meçe, nga ajo e vrasjes me dashje në vrasje nga pakujdesia.
Denis Meçe u la në burg nga gjykata e Korçës më 13 gusht, ndërsa tre personat e arrestuar për moskallëzim krimi u liruan nga qelia dhe ndaj tyre u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitje” ./abcnews.al