Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet në Gjermani Fabio Ballabani. Pritet ekstradimi

schedule13:47 - 14 Gusht, 2024

schedule 13:47 - 14 Gusht, 2024

Fabio Ballabani, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Gjermani.Sipas policisë, ndaj këtij shtetasi është dhënë masa e sigurisë “arrest në burg” nga GJKKO për disa vepra penale.

Ai akuzohet për “goditje ndaj pjesëtarëve të familjes të një personi, i cili kryen një detyrë shtetërore në sistemin e drejtësisë, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “grup i strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Po punohet për ekstradimin e tij.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!