Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Akuzohet se i ka dhënë informacione konfidenciale Kinës, shpallet fajtor ushtari amerikan

schedule07:40 - 14 Gusht, 2024

schedule 07:40 - 14 Gusht, 2024

Një amerikan që punonte për agjencinë e inteligjencës ushtarake u deklarua fajtor të martën nën akuzën se i dha Kinës informacione konfidenciale dhe të klasifikuara në lidhje me mbrojtjen e SHBA-së, duke përfshirë dokumente mbi pajisjet, taktikat ushtarake dhe strategjitë.

Nënoficeri Corbin Scholtz u arrestua në mars në Fort Campbell, një bazë ushtarake në Kentakin lindor.

Ai u deklarua fajtor, ndër akuzat e tjera, për zbulimin e informacionit në lidhje me mbrojtjen kombëtare, nxjerrjen e të dhënave konfidenciale në lidhje me pajisjet ushtarake pa autorizim dhe korrupsionin e një zyrtari publik, tha në një deklaratë Departamenti Amerikan i Drejtësisë.



Sipas dosjeve, ushtaraku i ka dhënë dokumente konfidenciale ushtarake amerikane një personi që jeton në Hong Kong, i cili thuhet se është i lidhur me qeverinë kineze. Ai mori 42,000 dollarë për të dhënat, sipas Departamentit të Drejtësisë.

Ndër dokumentet që ai dërgoi në Kinë ishte një raport mbi mësimet e nxjerra nga ushtria amerikane nga lufta në Ukrainë, të cilat mund të zbatoheshin për mbrojtjen e Tajvanit, një ishull që Pekini e konsideron një provincë kineze./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!