Dy ditë pasi, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “shtrim të detyruar në psikiatri” për Zyhdi Shehin, 78-vjeçarin që dyshohet se vrau nje tjeter te moshuar ne azil, ai është dërguar në Institucionin Mjekesor te Posaçem në Burgun e Lezhes.
Por avokati i Shehit, Alban Qafa, thotë se nuk është zbatuar vendimi I gjykatës së Tiranës, pasi sipas tij, klienti I tij do duhej të shtrohej në Spitalin e burgut në Qendren Spitalore Universitare te Tiranës.
“Zyhdi Shehi nuk është dërguar për shtrim të përkohshëm në një spital psikiatrik, por është dërguar në burgun e “Shën Kollit”. Ka vetëm një institucion të kujdesit shëndetësor, Institucioni I Veçantë i Burgjeve, pranë QSUT. Në kundërshtim me vendimin e gjykatës, Zyhdi Shehi, është burgosur në burgun e Lezhës dhe jo shtruar në spital. Kërkojmë nga ju ndërprerjen e gjendjes së burgosjes së paligjshme të Zyhdi Shehit.”
Por në një reagim për Abc News, lidhur me pretendimet e avokatit të Zyhdi Shehit, Drejtoria e Burgjeve, sqaron se, ashtu siç parashikon ligjin,ai është shtruar në institucion Mjekesor te Posaçem në Burgun e Lezhes, aty ku vendosen personat që kanë masë sigurie “Shtrim në spitalin Psikiatrik.
“Në Institucionin Mjekësor të Posaçëm në burgun e Lezhës trajtohen shtetasit me masë sigurie “Shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik” dhe me masë mjekësore ‘Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor’. Qendra Spitalore e Burgut pranë QSUT, është institucion tranzitor qe trajton të burgosurit nga të gjitha IEVP-te me probleme shëndetësore dhe jo me probleme të shëndetit mendor. Shtetasit me probleme të shëndetit mendor trajtohen ne spitalin e burgut të Lezhës.”
Gjykata e Tiranës, vendosi të dielën, masën e sigurisë “Arrest me burg” për 78-vjeçarin Zyhdi Shehi, i cili dyshohet se mëngjesin e 8 gushtit vrau duke goditur me bastun hekuri 82-vjeçarin Virxhil Vesho. Ngjarja ndodhi brenda një shtëpie të moshuarish në Tiranë, ndërsa për këtë krim policia arrestoi edhe dy infermere, pasi u dyshuan për fshehje të ngjarjes por më pas u liruan nga Gjykata e Tiranës,duke u lënë me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”./abcnews.al


