Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ Tentuan të fusnin 148 kg kokainë në Itali, zbardhen identitetet e shqiptarëve të arrestuar

schedule11:15 - 13 Gusht, 2024

schedule 11:15 - 13 Gusht, 2024

Zbardhet identiteti i tre shtetasve shqiptarë të kapur në portin e Livornos në Itali, në tentativë për të marrë 148 kg kokainë nga një konteiner me banane i mbërritur nga Porti i Guayaquil në Ekuador.

Sipas mediave italiane, shqiptarët e arrestuar janë vëllezërit shqiptarë Ylber dhe Napolon Arshi, 37 dhe 35 vjeç dhe Goliano Zhupa 30 vjeç. Sipas mediave italiane asnjë prej tyre nuk është rezident në Itali dhe nuk kishte dokumente identiteti, për këtë arsye nuk ishte e lehtë të identifikoheshin.

Ngarkesa me banane ishte drejtuar për një kompani me bazë në Zvicër. Tre të arrestuarit kanë vendosur të heshtin, duke mos treguar se ku do ta dorëzonin drogën me vlerë miliona euro, endarë në 139 blloqe secila me peshë afërsisht 1.1 kilogramë./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!