Gafë e rëndë te Belgjika. Futbollisti i Herta Berlin, Dedryck Boyata, ka luajtur me fanellën e Batshuayi në ndeshjen e djeshme kundër Rusisë në transfertë. Mbrojtësi kishte veshur fanellën e shokut të tij të skuadrës dhe normalisht kur është dalluar ka sjellë të qeshura në shkallët e stadiumit.
Boyata kishte veshur pantallonat e shkurta me numrin 4, kurse fanella mbante numrin 23 dhe në shpinë kishte mbiemrin e Batshuayi. Gjithçka ndodhi në pushimin e pjesës së parë dhe për 13 minuta lojtari i Belgjikës luajti me fanellën e gabuar.
Më e bukura ishte kur në minutën e 77-të, kur futbollisti i Chelsea u aktivizua në vend të Lukaku. Fatmirësisht nuk ishin dy Batshuayi në fushën e blertë, por kjo nuk e bën më pak interesante atë që ndodhi. /abcnews.al