Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin “Koplik-Bajzë” në Malësinë e Madhe. Mësohet se një automjet ka aksidentuar drejtuesin e motomjetit, Rasim Shabaj, i cili ka humbur jetën.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 10:55, në aksin rrugor “Koplik-Bajzë”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin ka aksidentuar shtetasin 66 vjeç, i cili lëvizte me motomjet. Si pasojë 66 vjeçari ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi, është shoqëruar në Komisariat, nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al