Infermieria drejt boshatisjes, PSG merr lajmin e madh!

schedule10:18 - 17 Nëntor, 2019

schedule 10:18 - 17 Nëntor, 2019

Janë plot shtatë lojtarë të PSG-së të cilët janë grumbulluar me kombëtaret, por ka edhe disa të tjerë që kanë qëndruar në Paris duke u rikuperuar nga dëmtimet. Ditën e djeshmë, PSG njoftoi në website-n e klubit gjendjen e lojtarëve.

Lajmi i madh për tifozët parisienë është rikthimi i Neymar Jr. Braziliani do të stërvitet rregullisht me ekipin duke filluar nga java tjetër. 27-vjeçari duket se e ka lënë pas atë dëmtim në kofshë dhe është gati për trajnerin Tuchel.

Thomas Meunier, i cili vuante të njëjtin dëmtim si braziliani, do të rikthehet dhe ai javën tjetër. Një dëmtim në gjurin e djathtë do ta mbajë Marco Verratin jashtë stërvitjes dhe për këtë javë që vjen. Ndërkoh mesfushori Ander Herrera vazhdon rikuperimin në kofshë, por ende nuk ka një datë të saktë se kur mund të kthehet në stërvitje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!