Një 63-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit. Mësohet se 63-vjeçari ka qëlluar me armë në drejtim të banesës së vjehrrit të djalit të tij.
Autoritetet kanë sekuestruar armën e zjarrit tip automatik.
Sipas informacioneve dyshohet se 63-vjeçari se pas konflikteve të vazhdueshme familjare me vjehrrin e djalit të tij, ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit me automatik duke kanosur atë dhe familjarët.
Pas kontrollit të banesës së autorit të dyshuar shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/