Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ish-zyrtari i lartë i DASH: Marrëveshja Kosovë-Serbi ekziston, çështja është zbatimi

schedule21:57 - 16 Nëntor, 2019

schedule 21:57 - 16 Nëntor, 2019

Ish zyrtari i departamentit amerikan të shtetit Xhejms Huper thotë se ekziston një marrëveshje mes Serbisë e Kosovës, e cila përfshin edhe ndryshimin e territoreve. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ish zyrtari me përvojë në negociatat diplomatike dhe çështjet e Ballkanit tha se marrëveshja është arritur mes presidentit të Kosovës dhe Serbisë. Tani është rradha e Albin Kurtit thotë ai që të përballet më ketë çështje si kryeministër.

James Hooper: Nuk mund të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse pa një element territorial. Nuk e di se cila do të jetë pikëpamja e Albin Kurtit. Pikëpamja si një udhëheqës i një partie opozitare është diçka tjetër, e kuptoj pikëpamjen e tij në atë rol. Cili do të jetë këndvështrimi i tij në postin e kryeministrit, këtë nuk e di dhe nuk dua të spekuloj. Por mendoj se ai do të gjendet përballë realitetit dhe për të mund të jetë një realitet i vështirë për t’u pranuar. Realiteti është se marrëveshja tashmë është negociuar. Marrëveshja ekziston. Në thelb është rënë dakord…

Zëri i Amerikës: Për shkëmbim territoresh?



James Hooper: Përfshirë një shkëmbim territoresh por jo vetëm shkëmbim territoresh por duke përfshirë edhe anëtarësimin në OKB. Realiteti është se kjo nuk do të ndryshojë dhe nuk e di se si Albin Kurti do të reagojë për një gjë të tillë si kryeministër. E përsëris se nuk mund të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa një element territorial.

Zëri i Amerikës: Atëherë përse Shtetet e Bashkuara nuk po bëjnë presion për këtë, zoti Palmer nuk a ka përmendur. Ai ka thënë u takon palëve…

James Hooper: Kjo është ajo që po thonë tani dhe ajo në fakt është zgjidhur mes palëve, mes zotit Vuçiç dhe zotit Thaçi. Mund të ketë disa gjëra të vogla për t’u zgjidhur por në thelb është rënë dakord për këtë marrëveshje

James Hooper:  unë mendoj se presidenti Thaçi kishte rënë dakord që dialogu të rifillonte pa kushte. Dhe unë mendoj se ishte një veprim shumë i arsyeshëm për të ecur përpara, që të kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse, sepse nëse nuk lëvizin drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ekziston rreziku që dritarja e mundësisë të mbyllet dhe, nëse kjo ndodh, nuk do të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për një kohë të pacaktuar.

Sipas Huper ndjeshmëria popullore kundër një marrëveshjeje Kosovë-Serbi që përfshin shkëmbimin e territoreve është një problem I mirëfilltë e kjo është mbase një nga arsyet pse amerikanët nuk kanë thënë shumë sepse janë duke pritur për fazën e zbatimit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!