Uellsi është një hap larg sigurimit të fitores në ndeshjen jashtë fushe kundër Azerbajxhanit. Kieffer Moore kaloi miqtë në avantazh me anë të një goli me kokë në minutën e dhjetë, teksa Harry Wilson dyfishoi për ekipin e Giggs në minutën e 34-t.
Goditja fantastike e talentit James të Manchester United u përplas në shtyllë dhe Wilson, mesfushori i Bouremouth (kartonin e zotëron Liverpool), përfitoi nga topi i rikthyer dhe e dërgoi në rrjetë.
Belgjika nuk njeh rezultat tjetër përveç fitores. “Djajtë e Kuq” të Martinez kanë shënuar tre gola brenda 21 minutave dhe kryesojnë 0-3 në Rusi. Thorgan dhe Eden Hazard janë autorët e golave.
Lojtari i Dortmundit zhbllokoi ndeshjen me një goditje të bukur, teksa në skenë u ngjit edhe fantazisti i Real Madrid. Eden shënoi dy gola pas pasimeve të Lukakut dhe De Bruyne. Belgjika numëron pikë të plota pas tetë ndeshjeve të para dhe është 45 minuta larg arritjes së fitores së radhës. /abcnews.al