Analisti Frrok Çupi thotë se fitorja e Vangjel Tavos në Bashkinë e Himarës, ishte e pritshme.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Çupi u shpreh se qytetarët nuk duan dhunë dhe konflikte, cilësi këto që opozita i ka në ‘arsenalin’ e saj.
“Ishte rezultat i pritshëm, pavarësisht nga shifrat. Është natyrshëm në Himarë, ky është vlerësimi për krahët politik dhe autincitetin për secilin në Himarë. U mbyll kjo odise e gjatë të zgjedhjeve në Himarë. Ky ishte një udhëtim brenda elementeve trazues të organizatave të ndryshme në Greqi të vetë Himarëss. Ishte ngjarje shumë e rëndësishme për ne, Europën, Ballkanin. Askush, shumë pak njerëz po bëjnë pyetjen, çfarë po ndodh me opozitën. Në Shqipëri, njerëzit votojnë dhe duan përparimin, qetësinë, nuk duan dhunën. Këto janë arsenal i opozitës. Opozita e Shqipërisë, kur e ka qeverisur vendin, e ka qeverisur me dhunë, korrupsion, përçarje krahinash. Kjo opozitë po bashkëpunon me elementë antikombëtar, për të vënë në pikëpyetje integritetin e politikës shqiptare, Këtë rezultat e ke në të gjithë vendin, njerëzit votojnë atë që shikojnë në të mirë të tyre. Në Himarë, është i kotë pretendimi se ka minoritet grek. Himara është Shqipëri. Ky është problemi që u zgjidh me anë të zgjedhjeve. Qeveria e Greqisë nuk pretendoi aq sa pretendoi herën e parë.”, theksoi ai./abcnews.al