VIDEO | Nis festa skoceze, eurogol i lojtarit të Celtic

schedule15:17 - 16 Nëntor, 2019

schedule 15:17 - 16 Nëntor, 2019

Goli i parë i ndeshjeve të ekipeve kombëtare për ditën e sotme është shumë i bukur. Skocia ka zhbllokuar rezultatin në Qipro në minutën e 12-të. Ryan Christie ka shënuar një gol fantastik. 24-vjeçari i Celtic ndërmori një aksion të bukur dhe lëshoi një goditje super me të majtën.

Topi përfundoi në trekëndësh dhe në shkallët e ” Neo GSP Stadium” të Nicosias nisi festa e tifozëve të zjarrtë skocezë. Kjo ndeshje e grupit I nuk ka rëndësi, pasi Belgjika dhe Rusia janë skuadrat që kanë siguruar kualifikimin për në Euro 2020. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!