Ushtria izraelite tha se ka vrarë liderin ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif në një sulm ajror në Gaza më 13 korrik. Konfirmimi i vrasjes së Deif nga Izraeli në Gazën jugore vjen gati tre javë pas sulmit, ku humbën jetën gjithashtu të paktën 90 palestinezë në Al-Mawasi.
Gjatë asaj kohe, zyrtarët izraelitë thanë se kishin indikacione se sulmi i tyre ishte i suksesshëm, por nuk ishin në gjendje të konfirmonin nëse ishte vrarë kreu ushtarak.
Deif besohet të jetë një nga organizatorët e sulmeve të 7 tetorit të udhëhequr nga Hamas në jug të Izraelit, në të cilat 1200 njerëz u vranë dhe 250 të tjerë u morën peng.
/abcnews.al