Në një intervistë për mediat e Kosovës, presidenti Hashim Thaçi u ka bërë apel deputetëve që të votojnë brenda muajit janar ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
Të hënën e 15 janarit do të jetë mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme në Kosovë, ku do të shqyrtohet Projektligji për Demarkacionin me Malin e Zi, për të cilin pritet të votohet nëse do të shkojë ose jo për miratim në Kuvend.
Komisioni i ri Shtetëror për Përcaktimin e Vijës Kufitarenë një deklaratë për media theksoi kohë më parë se me marrëveshjen e arritur mes dy vendeve Kosova humbet territor. Por presidenti i Kosovës Hashim Thaci në një intervistë për mediat në vend u bëri apel deputetëve që të votojnë ratifikimin e marrëveshjes brenda muajit janar. AI u shpreh ndër të tjera se kushti i Bashkimit Evropian për Kosovën ka qenë i padrejtë, por edhe mosratifikimi i kësaj marrëveshje nga Kuvendi i Kosovës është i pajustifikueshëm. Sipas tij kjo është mënyra e vetme për t’i dhënë fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës./abcnews.al