Shtëpia e Bardhë: Lufta më e gjerë mes Izraelit dhe Hezbollahut mund të shmanget

schedule19:20 - 29 Korrik, 2024

schedule 19:20 - 29 Korrik, 2024

Shtëpia e Bardhë deklaroi këtë të hënë se ishte “e sigurt” se një luftë më e gjerë midis Izraelit dhe Hezbollahut mund të shmangej, pas ringritjes së tensionit në rajon pas sulmit që vrau 12 të rinj në lartësitë e Golanit të shtunën.

“Askush nuk dëshiron një luftë më të gjerë dhe unë kam besim se ne do të jemi në gjendje të shmangim një zhvillim të tillë,” tha John Kirby, një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Edhe pse të gjithë kemi dëgjuar të flitet për këtë luftë gjithëpërfshirëse në mënyrë të përsëritur gjatë dhjetë muajve të fundit, këto parashikime janë ekzagjeruar. Sinqerisht, ne vazhdojmë të besojmë se ato janë të tepruara sot”, shtoi ai.

Kujtojmë se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu premtoi një “përgjigje të ashpër”.

Për muaj të tërë, komuniteti ndërkombëtar ka shprehur shqetësim për një shpërthim rajonal të lidhur me luftën e vazhdueshme në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit, e cila u shkaktua nga sulmi i paprecedentë i grupit islamik palestinez në territorin izraelit më 7 tetor.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!