Gjermania tha se nuk është e frikësuar nga kërcënimet e Vladimir Putin për të rifilluar prodhimin e armëve bërthamore me rreze të mesme veprimi nëse SHBA konfirmon qëllimin e saj për të vendosur raketa në Europë.
Uashingtoni dhe Gjermania thanë në fillim të këtij muaji se SHBA do të fillojë vendosjen e raketave me rreze të gjatë në Gjermani në vitin 2026 në një përpjekje për të demonstruar përkushtimin e saj ndaj NATO-s dhe mbrojtjes europiane.
“Dislokimet episodike” të SHBA-së janë në përgatitje për vendosjen afatgjatë të armëve të tilla që do të përfshijnë raketa lundrimi SM-6 dhe Tomahawk dhe armë hipersonike që kanë një rreze më të madhe se ato aktuale në Europë.
Në një fjalim të dielën, Putin i tha SHBA-së se rrezikonte të shkaktonte “krizën e Kubës”, me ketë lëvizje.
“Ne nuk do të trembemi nga deklarata të tilla,” tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Gjermanisë Sebastian Fischer në një konferencë për shtyp të qeverisë të hënën, kur u pyet për komentet e presidentit rus.
/abcnews.al