Ndryshimet në qeveri, Rama i dorëzon propozimet presidentit Begaj për dekretim

schedule15:19 - 28 Korrik, 2024

schedule 15:19 - 28 Korrik, 2024

Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë. Menjëherë pas fjalës së tij në Kongresin e PS, ashtu sikundër edhe paralajmëroi, kreu i qeverisë, është parë të mbërrijë në zyrën e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Rama ka dërguar për dekretim propozimet e tij për ndryshimet në qeveri te Presidenti i Republikës dhe më pas ka dalë nga Presidenca.

Ndryshimet në qeveri:

Elisa Spiropali – ikën nga posti i ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Emërohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës

Taulant Balla – Ikën nga posti i ministrit të Brendshëm – Emërohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin – Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali

Ervin Hoxha – Emërohet Ministër i Brendshëm – Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla – Aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së

Petrit Malaj – Emërohet Ministër i Financave – Post i mbajtur deri sot Ervin Mete – Aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së

Pirro Vëngu -Emërohet Ministër I Mbrojtjes – Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi – Aktualisht mbante postin e Drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit

Bledi Çuçi – Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS – Emërohet Nënkrytetar i parlamentit – Post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj.