Zyrtarët kinezë, dhanë alarmin për një katastrofë mjedisore për shka se një anije cisternë – iraniane vazhdon të derdhë naftë në det dy ditë pas përplasjes me një anije kineze për transport mallrash. Përplasja ndodhi 160 milje detare në lindje të Shangait. Ministri kinez i transportit, shpjegoi se ekipet e emergjencës janë përpjekur disa herë të afrohen tek anija, por ka qenë e pamundur për shkak të gazrave toksike nga djegia e naftës.
Sipas zyrtarëve kinez ekziston rreziku që anija cisternë të shpërthejë dhe të fundoset. Ekuipazhi i anijes i përbërë nga 30 iranianë dhe 2 shtetas të Bangladeshit rezultojnë të humbur pavarësisht kërkimeve. Megjithatë, autoritetet kineze thonë se nuk presin të gjejnë të mbijetuar. Shtrirja e derdhjes së naftës është ende e paqartë, ndërsa autoritetet vazhdojnë përpjekje për të fikur zjarrin dhe eliminuar rrezikun e shpërthimit.
Anija çisternë ishte e mbushur me naftë në formë të kondesuar nafte, që është shumë më e rrezikshme për ambientin se sa nafta e zakonshme bruto. Ekspertet shpjegojnë se ajo është shumë toksike, duke shtuar se ndikimi mjedisor i derdhjes mund të zbutet vetëm nga distanca e përplasjes nga bregu. Anija cisternë “Sanchi” është e regjsitruar në Panama por i përket një kompanie iraniane. Kina dërgoi disa anije për operacione kërkim-shpëtimi, ndërsa Korea e Jugut ka ofruar ndihme me anijet e rojes bregdetare dhe helikoptere ndërsa marina amerikane dërgoi avionë për të ndihmuar operacionet./abcnews.al