Katër raketa Katyusha u lëshuan në bazën Ain al-Assad në Irak, ku janë vendosur trupat e koalicionit ndërkombëtar kundër xhihadistëve të udhëhequr nga SHBA, thanë dy burime të sigurisë së Reuters.
Sipas raportimeve të para nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.
Burimet sqaruan se dy raketa kanë rënë brenda bazës dhe dy të tjera në perimetrin e saj.
Sulmi erdhi dy ditë pasi zyrtarët irakianë dhe amerikanë zhvilluan bisedime në Uashington për përfundimin e misionit të koalicionit, i cili u formua për të kundërshtuar grupin e Shtetit Islamik në Irak.
Zyrtarët në Uashington dhe Bagdad, megjithatë, thanë se presin që fillimi i procesit të tërheqjes së koalicionit të zyrtarizohet brenda javësh. Fraksionet politike irakiane dhe organizatat paraushtarake po ushtrojnë presion mbi qeverinë e vendit për të nxitur tërheqjen e shpejtë të forcave të huaja.
/abcnews.al