I realizon ëndrrën për një fermë 21-vjeçarit/ Altin Prenga: Falënderoj kontribuuesit që dhuruan 14 mijë euro

schedule09:39 - 23 Korrik, 2024

schedule 09:39 - 23 Korrik, 2024

Altin Prenga, administrator i “Mrizi i Zanave”, në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, ku foli për iniciativën dashamirëse ndaj 21-vjeçarit Françesk Gostini nga Fishta.

21-vjeçari ka pasur një ndërhyrje në zemër dhe për pasojë nuk mund të bëjë punë të rënda, ndaj Altin Prenga e ka ndihmuar të realizojë ëndrrën e të riut për të pasur një fermë.

Ndër të tjera, Prenga ka falënderuar këdo që kanë dhuruar 1400 euro në ‘gofoundme’ që realizuan ëndrrën e Frençesk Gistinit.

Françesku ka pasur ndërhyrje në zemër dhe mjekët kanë këshilluar të mos bëjë punë të rënda.  Dhitë janë si terapi. Sot Françesku i shërben vetes, nënës dhe babait të tij.  

Falënderoj kontribuuesit që dhuruan 14 mijë euro. Lëmosha është e shëmtuar për mua. Françesku është një djalë punëtor, kërkonte një stallë dhe një zetor. Personat që kanë dhuruar janë… një djalë me vështirësi ekonomike ka udhëtuar nga Shkodra për të më dhënë 5 mijë lekë.”, u shpreh Prenga.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!