Pandemia dhe sfidat e bizneseve, Prenga: Synojmë përdorimin e produkteve të vendit

schedule17:51 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 17:51 - 23 Dhjetor, 2020

Pandemia ka shkaktuar një sërë problematikash tek bizneset dhe jo vetëm.

I ftuar në studion e ABC përballë gazetarit Endri Xhafo, për të folur për këtë situatë, ishte sipërmarrësi Altin Prenga.

Për Prengën një biznes agroturizmi është gjendur në një situatë të vështirë sidomos edhe për shkak të koronavirusit, ku shumë biznese janë detyruar të punojnë me orare të shkurtuara.

“Nuk ka një dikaster nga ana akademike, ushqimi është një nga ato fusha që është censuruar”, shprehet ai.

Prenga ndalet edhe tek mungesa e vlerësimit që ka fusha e agroturizmit. Po ashtu  mungesa e alternativave,- thotë ai është një tjetër problem.

Fara autoktone e qepës tregon Prenga është një nga vlerat që tregon ruajtjen e traditës, ndërsa thekson se lënda e parë është ajo që ka më shumë peshë.

“Pra nëse është periudha e mollës dhe unë jam në Korçë keku me mollë është spektakolar”, tregon ai.

Mbi 400 familje  tha Prenga janë të përfshirë në sipërmarrjen e tij.

“Ne duam të infektojmë me pozititvitet dhe më rrymë për të përdorur produktet e vendit. Kujtoj gjelin e detit, pra ne kemi filluar që në tetor, synojmë që të mos përdoret vetëm për Vitin e Ri. Pas 1 janarit është shumë e vështirë që gjeli i detit të gatuhet, ndërsa në botë gatuhet edhe në periudha të ndryshme të vitit. Siç e thashë ne synojmë që të jetë kultivar i qëndrueshëm. Unë personalisht e kam kultivuar në restorantin tim”, tregon Prenga.

Po ashtu siç edhe kemi parë problematika me të cilën janë përballur sipërmarrësit apo fermerët janë mungesa e tregut, gjë për të cilët Prenga tha se janë mundur që krijojnë ekuilibrat e tyre duke shitur produkte tek klientët.

“Ne jemi detyruar të gjejmë ekuilibrat tonë, madje edhe duke shpikur. Na ka ndodhur që kur kemi pasur shumë produkte i kemi shitur tek klientët. Pra unë e shoh shumë të fuqishme kontaktin direkt me blerjen”, shprehet ai.

Sakaq Prenga shtoi se pritet që rezervimet për darkën e Vitit të Ri pritet të anulohen edhe pse shprehet se një vendim i tillë është shqetësues.

“Kur u mbyllëm dy muaj personat e punësuar kanë marrë pagë nga qeveria”, shprehet ai./abcnews.al/