Besa Sharrah, inxhiniere mekanike, foli për kandidaturën e saj për republikanët.
Ajo tregoi në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News rrugëtimin e saj në Amerikë dhe karrierën e saj si inxhiniere.
“Po bëjmë një fushatë shumë të fortë. Ndihem mirë sepse më duket sikur po realizoj ëndrrat e shumë njerëzve. Gjithmonë kam dashur shumë shkencën, dhe kam bërë inxhinieri dhe një pjesë të madhe të karrierës time e kam vazhduar si inxhiniere. Më pas mora pozicion lidershipi ku drejtova skuadra inxhinierësh. Gara për republikanët erdhi papritur nuk e kisha menduar”, ka thënë ajo.
Gjithashtu Besa Sharrah u shpreh se ka marrë plotësisht mbështetjen e partisë, duke treguar edhe programin për Ohajon, ndërsa shtoi se synimi është që të krijohen 29 mijë vende pune për 5 vitet e ardhshme
/abcnews.al/