Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dorëzohet Biden, tërhiqet nga gara, Hoxha: Vendim kurajoz. Presidenti ka reflektuar

schedule23:21 - 21 Korrik, 2024

schedule 23:21 - 21 Korrik, 2024

Andi Hoxha ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtar në një intervistë në “Edicioni i Fundit” në ABC News komentoi tërheqjen e Joe Biden nga gara e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Hoxha u shpreh se Biden mori një vendim kurajoz dhe se ka reflektuar pas shumë gafave të tij. Gjithashtu shtoi se Kamala Harris është kandidatja më favorite.

“Një vendim kurajoz për t’u marrë. Problemet që po e përfshinin po e bënin të pamundur. Mendoj se Biden ka reflektuar dhe ka parë që ka bërë edhe disa gabime të mëdha. Ka bërë shpesh shumë gafa. Imazhi i SHBA gjatë Samitit të 75 nuk ishte shumë pozitiv, pas shumë gafave. Biden dhe Trump patën një debat dhe asnjëherë nuk ka ndodhur që dy kandidatë të bëjnë një debat aq shpejt, por deri diku ishte një test që Biden bëri kundrejt Trump. Arsyeja më e madhe që ka marrë vendimin është se donatorët e kanë bërë të qartë se nuk do ta financojnë fushatën e tij. Mendoj se favorite është Kamala Harris dhe besoj se ka për t’i konfirmuar. Do të ketë një proces , por mendoj se ajo është favorite”, ka thënë ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!