Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dorëheqja e Biden nga presidencialet në SHBA/ Minxhozi: Largohet nga gara një pro-shqiptar i madh! Nure: Tani beteja është për të rifituar!

schedule20:56 - 21 Korrik, 2024

schedule 20:56 - 21 Korrik, 2024

Presidenti amerikan Joe Biden njofton tërheqjen nga gara presidenciale në SHBA. Biden do të garonte për një mandat të dytë përballë Donald Trump.

Në një intervistë në ABC News, gazetari Artur Nure dhe analisti Skënder Minxhozi, komentuan vendimin e tërheqjes nga gara presidenciale e Biden.

Sipas analistit Skënder Minxhozi ky vendim i Biden, ishte i pritshëm sepse kishte një kohë që përflitej.

Nga ana e tij gazetari Artur Nure tha se ky vendim do të marrë një sërë analizash dhe mbetet për t’u parë se kush do të jetë kandidati.

Pjesë nga intervista:

Skënder Minxhozi: Ishte e pritshme, kishte kohë që përflitej. Ikja e biden mori formë dhe përmasë në ditën që pasuan debatin me Donald Trump. Por do të thoja që edhe me një kandidaturë si ajo e Kamala Harris gara nuk është e fituar, por është për t’u fituar. Pra mbetet një sfidë e fortë

Artur Nure: Besoj që atentati që iu bë Trump ka qenë edhe deciziv. Dorëheqja e Biden ka një sërë analizash që duhet të bëhen. Mendoj që kandidatura e radhës do të vendoset shumë shpejt, dhe beteja është për të marrë pikët, për të rifituar. Por tashmë të gjitha sondazhet sidomos pas atentatit, i japin përparësi Trump.

Skënder Minxhozi: Atentati ishte një ngjarje shumë e fortë. I gjithë shtypi amerikan thotë se Michele Obama është në kufijtë e një fantazie sepse ka bërë të qartë që nuk ka asnjë dëshirë të futet në garë. Zonja Obama është ftuar shumë herë por nuk ka pranuar. Kamala Harris mendoj se është zgjedhur edhe në bazë të ligjit amerikan të zgjedhjeve. Është një rrethanë shumë e fortë që e shtyn Kamala Harris drejt garës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!