Sherr për një femër/ Një i plagosur në plazhin e Tales në Lezhë

schedule14:23 - 21 Korrik, 2024

schedule 14:23 - 21 Korrik, 2024

27-vjeçari, Alfred Marku ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Tale të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy personave, ku mësohet se i plagosuri është dërguar në spital, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake, autori kishte shkuar në plazh i shoqëruar me nja femër dhe i plagosuri dyshohet se e ka ngacmuar atë. Autori i lënduari kanë debatuar fillimisht dhe me pas autori ka marre nja armë zjarri pistoletë dhe ka plagosur personin që i kishte ngacmuar shoqëruesen e tij dhe me pas është larguar.

“Rreth orës 13:30, në një zonë larg pushuesve në plazhin Tale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta mes dy shtetasve (motive xhelozie) ka mbetur i plagosur me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi 27 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për kapjen e autorit, i cili është i identifikuar nga ana e Policisë.

Autori i  dyshuar i ngjarjes, shtetasi 30 vjeç, pasi ka kryer plagosjen, është larguar me një automjet në drejtim të autostradës, ku menjëherë janë ngritur dhe funksionojnë pikat e përkohshme të kontrollit policor.

Grupi hetimor ka sekuestruar në vendngjarje celularin e autorit të dyshuar dhe prova të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al