Trazira në Bangladesh, 105 të vdekur dhe 300 policë të plagosur

schedule09:36 - 20 Korrik, 2024

schedule 09:36 - 20 Korrik, 2024

Rrugët e qyteteve të Bangladeshit janë kthyer në një zonë lufte, me përleshjet mes studentëve dhe policisë që vazhdojnë. Forcat e ushtrisë u vendosën në disa qytete, ndërsa kryeministrja Sheikh Hasina anuloi vizitat e saj jashtë vendit.

Trazirat e kësaj jave kanë vrarë deri më tani të paktën 105 njerëz, sipas një raporti të AFP-së bazuar në burime spitalore, dhe përbën një sfidë serioze për qeverinë e Hasinës pas 15 vjetësh në pushtet.

Të paktën 300 policë u plagosën në përleshjet e djeshme në pjesë të ndryshme të Dhakës, tha një zëdhënës i policisë sot për AFP.

Një shtetrrethim ka qenë në fuqi nga mesnata e së premtes deri të shtunën dhe zyra e kryeministrit i ka kërkuar ushtrisë të vendosë forca pasi policia nuk arriti të vinte nën kontroll trazirat.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!