Kuvendi ka miratuar me 97 pro, 0 kundër dhe 4 abstenime rezolutën e PS-së për shmangien e krizës institucionale kushtetuese për legjitimitetin eGjykatës Kushtetuese.
Seanca e jashtëzakonshme erdhi pas dekretit të presidentit Ilir Meta për emërimin e Marsida Xhaferllarit në të njëjtin vend të zënë më parë nga gjykatësja Arta Vorpsi.
“Kuvendi i Shqipërisë angazhohet të rishikojë legjislacionin për të penguar krijimin në të ardhmen të situatave që bllokojnë në mënyrë abuzive funksionimin e organeve kushtetuese të vendit”, tha Balla, ndërsa kërkoi mbështetjen e të gjithë deputetëve ndaj kësaj rezolute”./abcnews.al


