Aksidentoi me skaf pushuesin në Karaburun, Gjykata e Vlorës lë në burg me afat drejtuesin e mjetit lundrues

schedule15:19 - 18 Korrik, 2024

schedule 15:19 - 18 Korrik, 2024

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg me afat 42-vjeçarin, Fiori Tahiraj, drejtuesin e mjetit lundrues që aksidentoi një pushues në Karaburun.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në vendin e quajtur “Shën Jani” në Karaburun, një ditë më parë.

Ku pushuesi nga Tirana, një 60-vjeçar u godit nga helika e mjetit lundrues gomone në det dhe mbeti i dëmtuar në këmbë.

60-vjeçari, u transportua në spital ku edhe mori trajtim mjekësor.

/abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!