Taulant Seferi, djaloshi nga Kumanova, provoi ndjesinë më të bukur ditën e djeshme, teksa debutoi me Shqipërinë. Sulmuesi i Xamax, përmes faqes së tij në “Facebook”, shpreh emocionet që ka përjetuar dhe cilëson mbrëmjen e 14 nëntorit si të veçantë, sikurse ditën e sotme, kur feston ditëlindjen.
:Mbrëmjen e 14 nëntorit s‘do e harroj, sikur mbrëmjen e 15 nëntorit ku festoj ditëlindjen time. Bëra debutimin tim të ëndrrave. Me zemër të plotë dhe me zemër Kuq e Zi mundem të them se jam Krenar që mbroj këto ngjyra, jam Krenar që kam në krah Tifozët KUQ E ZI, që më mbështetën deri në këtë moment.
Ju Faleminderit të gjithëve për përkrahjen, ju Falënderoj dhe ata që më besuan dhe që ma mundësuan ta përjetoj atë ndjenjë që unë e pres qysh nga fëmijëria… Kam shumë për të thënë, por nga emocionet që kam do e mbyll me kaq”, shkruan Seferi në llogarinë e tij në “Facebook”. /abcnews.al