Për të menaxhuar situatën, duke shmangur radhët e gjata në këtë periudhë porti më i madh në vend punon me 19 sportele.
Fluksi i udhëtarëve nisi gjatë fundjavës. Shumica e pasagjerëve janë emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali dhe kthehen për të kaluar pushimet në vendlindje.
Por, gjithashtu nuk mungojne edhe turistët italianë, por jo vetëm të cilët zgjedhin Shqipërinë për të pushuar, ndërsa futen në vendin tonë duke udhëtuar nga deti.
I lartë ka qenë po ashtu edhe numri i pasagjerëve që kanë dalë nga porti i Durrësit drejt brigjeve italiane.
Ndërkohë në ditët në vijim pritet që fluksi të jetë më i lartë dhe oiku të arrihet gjatë muajit gusht./abcnews.al