Kushtetuesja mbron “akcizën e birrës”/ Gjykata rrëzon kërkesën e prodhuesve që kundërshtonin ligjin

schedule19:34 - 16 Korrik, 2024

schedule 19:34 - 16 Korrik, 2024

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një kërkesë që kundërshtonte unifikimin e akcizës për prodhimin e birrës në Shqipëri dhe asaj që importohet nga jashtë.

Kushtetuesja argumenton se ndryshimi i kësaj takse nuk prek veprimtarinë ekonomike të kompanive prodhuese të birrës në vend.

 “Gjykata çmoi se gjatë gjykimit nuk u provua se ndryshimet ligjore kanë cenuar thelbin e lirisë së veprimtarisë ekonomike apo e kanë vënë në rrezik atë deri në atë masë që të vihet në dyshim ekzistenca e saj. Në këtë këndvështrim, unifikimi i akcizës nuk përbën një mjet joproporcional”.

Ankimi ishte bërë nga Shoqata e Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike Vendase. Unifikimi i akcizës, që ka hyrë në fuqi në 1 janar të 2023, u bë për të shmangur evacionin që krijohej nga prodhuesit e  birrës në vend, deri në 200 mijë hekto-litër.

Kjo sipas shoqatës, rëndoi prodhuesit shqiptarë, pasi iu rrit barrën fiskale, nga 360 lekë për hektolitër, në 710 lekë për hekto-litër.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!