Ishte padyshim një kompeticion spetkakolar.
Mbrëmjen e së dielës, Spanja mundi Anglinë, 2-1, në “Olympiastadion”, të Berlinit, për t’u kurorëzuar kampione e Evropës, për herë të katërt në historinë e saj, duke qenë kështu skuadra më e titulluar, në “kontinentin e vjetër”.
“Iberikët” dominuan në çdo fushë, si në aspektin e fitoreve, golave, mbajtjes së topit dhe arriti gjithashtu të vendosë disa rekorde, mirëpo kaq nuk kanë mjaftuar.
Mesditën e kësaj të të marte është publikuar edhe formacioni më i mirë i turneut, ku nuk mund të mungonin as djemtë e Luis de la Fuente, me plot gjashtë lojtarë spanjollë, që janë përzgjedhur nga UEFA, mes 11 më të mirë të Euro 2024.
Për spanjollët Marc Cucurella, Fabian Ruiz, Rodri, Dani Olmo, Nico Ëilliams e Lamine Yamal, teksa pas tyre më shumë lojtarë ka Franca, me dy të tillë, portierin Mike Maignan e “shtatlartin” Saliba, në mbrojtje.
Ndërkaq, plot tre Kombëtare janë me nga 1 lojtar, me Anglinë, Zvicrën e Gjermaninë, që përfaqësohen respektivisht nga Kyle Walker, Manuel Akanji e Jamal Musiala. /i.m /abcnews.al
Formacioni i turneut: