Finlanda miraton ligjin për dëbimin e emigrantëve

schedule14:13 - 16 Korrik, 2024

schedule 14:13 - 16 Korrik, 2024

Presidenti finlandez Alexander Stub nënshkroi sot të ashtuquajturin ligj për dëbimin e refugjatëve, i cili do të hyjë në fuqi më 22 korrik. Stub tha vendimi ka një rëndësi të madhe jetike për sigurinë kombëtare, duke theksuar se i kupton edhe tensionet që do të vijnë për shkak të miratimit të ligjit.

Ligji, i cili do të jetë i vlefshëm për një vit, do t’u lejojë autoriteteve kufitare finlandeze të refuzojnë pranimin e kërkesave për azil në rrethana të caktuara.

Javën e kaluar, projektligji i diskutueshëm i qeverisë u miratua me 167 vota pro dhe 31 kundër.

Qeveria e shihte projektligjin si të nevojshëm për të trajtuar çdo përdorim të mundshëm të ‘ ndikimit hibrid ‘ nga Rusia, siç është kalimi i grupeve të mëdha të emigrantëve në pikat e kontrollit finlandez në kufirin lindor.

/abcnews.al