Tre alpinistë vdiqën gjatë fundjavës në shtetin Utah dhe parqet kombëtare, dyshohet se shkak ishte nxehtësia ekstreme.
Vajza, 23 vjeç, dhe babai i saj, 52 vjeç, Beatrice Herrera dhe Albin Herrera Espinoza, i dërguan mesazhe policisë duke thënë se ata humbën dhe mbetën pa ujë ndërsa po ecnin në shtegun 8 miljesh Syncline Loop në Parkun Kombëtar të Utah, dhe në temperaturën 38 gradë Celsius.
Sipas zyrtarëve të parkut, ai shteg është një nga shtigjet më sfiduese në park, raporton AP.
Ekipet e shpëtimit filluan kërkimet për të zhdukurit të premten mbrëma, por i gjetën të vdekur dhe, sipas shefit lokal të policisë, babai dhe vajza vdiqën nga i nxehti ekstrem.
Të shtunën vonë, dy alpinistë nga Snow Canyon Park thirrën për ndihmë për shkak të lodhjes nga nxehtësia.
Gjatë kërkimit të dy alpinistëve, një kalimtar ka njoftuar ekipet e shpëtimit për një person që kishte humbur aty pranë. Shërbimet e urgjencës gjetën shpejt një grua 30-vjeçare të vdekur dhe besojnë se vdekja ishte për shkak të temperaturave të larta.
Tre alpinistë vdiqën muajin e kaluar në Parkun Kombëtar Grand Canyon në Arizona, ku temperaturat tejkalojnë 49 gradë Celsius./abcnews.al