Për t’i ardhur në ndihmë forcave të angazhuara për shuarjen e zjarrit në Balgjaj, në fshatin Kurdari të bashkisë Klos, është dërguar edhe helikopteri “Cougar”.
Flakët në këtë zonë kanë përfshirë sipërfaqe pyjore. Era e fortë dhe terreni malor e kanë bërë të vështirë punën e efektivëve në terren, ndaj është kërkuar ndërhyrja nga ajri.
Ministri Niko Peleshi ka reaguar lidhur me situatën, ndërsa shprehet se autoritetet janë në gatishmëri të plotë, për të neutralizuar flakët.
/abcnews.al/