Sulm ajror në Gaza, vriten mbi 90 civilë palestinezë

schedule12:12 - 14 Korrik, 2024

schedule 12:12 - 14 Korrik, 2024

Tragjedia në zonën humanitare në Khan Younis të Gazës merr përmasa edhe më të mëdha. Mbi 90 palestinezë janë vrarë pas një sulmi ajror të kryer nga ushtria e Izraelit, ndërsa rreth 300 të tjerë mbetën të plagosur, sipas të dhënave të publikuara nga Hamasi.

Siç raportohet, shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë. Izraeli bëri me dije se sulmi kishte për shënjestër liderin e Hamasit, Mohammed Deif, dhe zëdhënësin e tij, Rafa Salama. Por, kryeministri Benjamin Netanjahu nuk arriti të konfirmonte eleminimin e tyre: “Shteti i Izraelit, përmes ushtrisë dhe agjencisë së sigurisë sulmoi në Gaza, me qëllim për të vrarë Mohammed Deif dhe zëdhënësin e tij Rafa Salama. Nuk është e qartë nëse dy personat në fjalë janë vrarë, por sidoqoftë, ne do të eleminojmë të gjithë lidershipin e Hamasit”.

Një funksionar i lartë i Hamasit i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se lideri i tyre ushtarak është gjallë: “Komandanti Mohammed Deif është mirë dhe po udhëheq drejtëpërdrejtë operacionet e brigadës al-Qassam dhe të rezistencës”.

Gjithashtu, njoftohet se Hamasi ka vendosur të ndërpresë negociatat për armëpushim në Rripin e Gazës, siç thuhet, për mungesë serioziteti dhe masakrat izraelite. Al-Mawasi në Khan Younis, ku ndodhi sulmi tragjik, ishte përcaktuar nga Izraeli si një zonë humanitare e sigurtë. Dëshmitarët treguan për BBC tmerrin e përjetuar duke theksuar se zona dukej sikur kishte përjetuar një tërmet.

Amerika i ka “tërhequr veshin” qeverisë së Tel Avivit duke kërkuar reduktimin e viktimave ndër civilë.

/abcnews.al