Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka reaguar në lidhje me atentatin ndaj ish presidentit amerikan, Donald Trump gjatë mitingut të zhvilluar prej tij në Pensilvani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelensky u shpreh se ishte i tmerruar nga kjo ngjarje, teksa theksoi se dhuna nuk ka asnjë justifikim.
Zelensky shpreson se SHBA do të dalë më e fortë nga kjo ngjarje.
“U tmerrova kur mësova për tentativën për vrasjen e ish-presidentit amerikan Donald Trump në mitingun e tij në Pensilvani. Një dhunë e tillë nuk ka asnjë justifikim dhe nuk ka vend askund në botë. Dhuna nuk duhet të mbizotërojë kurrë. Jam i lehtësuar kur mësova se Donald Trump tani është i sigurt dhe i uroj një shërim të shpejtë. Ngushëllimet e mia shkojnë për të afërmit e viktimës së këtij sulmi, një pjesëmarrës në tubim. I uroj forcë të gjithëve që janë të tmerruar nga kjo ngjarje. Uroj që Amerika të dalë më e fortë nga kjo”, shkroi Zelensky në X.
I am appalled to learn about the shooting of former U.S. President Donald Trump at his rally in Pennsylvania.
Such violence has no justification and no place anywhere in the world. Never should violence prevail.
I am relieved to learn that Donald Trump is now safe and wish him…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) July 14, 2024
Trump tha të shtunën vonë se një plumb e goditi në veshin e djathtë pasi dikush e qëlloi gjatë një tubimi në qytetin Batlër të Pensilvanisë. FBI-ja tha tha se ka marrë nën kontroll hetimin.
Në veshin e majtë dhe në fytyrën e ish-presidentit dukeshin shenja gjaku pas atyre që u dukën se ishin të shtëna e që vinin nga një drejtim i panjohur.
Presidenti Joe Biden, nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-presidenti Barack Obama lëshuan deklarata të forta duke dënuar dhunën.
Incidenti po hetohet si atentat, sipas njoftimeve të mediave, dhe mund të intensifikojë dhe komplikojë më tej garën presidenciale./abcnews.al