Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Biden: Nuk largohem nga gara/ Presidenti sigurt në fitore: Trump është kriminel

schedule07:28 - 13 Korrik, 2024

schedule 07:28 - 13 Korrik, 2024

Pavarësisht dështimeve të tij në daljet publike dhe moshës së thyer, Presidenti Amerikan Joe Biden vijon të deklarojë se ai nuk do të tërhiqet nga Gara Presidenciale e nëntorit. Nga një tubim fushate I mbajtur në qytetin e Detroit në Michigan, Kreu I Shtëpisë së Bardhë tha se do të vazhdojë të vrapojë, për t’iu siguruar një të ardhme më të mire Amerikanëve.

Njerëz, ju ndoshta keni vënë re se ka shumë spekulime përgjatë kohëve të fundit.Çfarë do të bëjë Joe Biden. A do të qëndrojë ai në garë? A do të largohet ai? Kjo është përgjigja ime. Unë po vrapoj dhe ne do të fitojmë. Kjo gjë nuk do të ndryshoj. Ka zëra që thonë se fushata ime po shembet, por unë jam Kandidat i Partisë Demokratike dhe i vetmi democrat që ka mundur Donald Trump. Unë do ta mund atë përsëri.”

Joe Biden deklaroi se ai po bën atë që mediat e Shteteve të Bashkuara nuk po bëjnë, po iu kujton amerikanëve se Donald Trump është një kriminel I dënuar.

Sot do të vendosim në qendër të vëmendjes Donald Trump. Ne do të bëjmë atë që nuk  po bën media, por mendoj se do ta bëjnë së shpejti. Njerëz Donald Trump është një kriminel I Dënuar. Ai kërkon të vijë në pushtet dhe të fshijë të gjitha akuzat ndaj tij. Trump kërkon të fshijë 6 janarin por ne nuk do ta lejojmë kurrë diçka të tillë.”

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tentoi të qetësonte amerikanët mbi ngatërresat e tij në publik, duke thënë se ai duket si 40 vjeç dhe se mosha e vërtet është mençuri e shtuar. Joe Biden shkoi shumë larg edhe me zotimin e tij për fitore në garën presidenciale të nëntorit.

Njerëz unë e di që dukem sikur jam 40 vjeç, por jam pak më I vjetër. Shpresoj se mosha vjen me mençuri të shtuar. Ju e dini Amerikanët duan të mbrojnë Lirinë e tyre dhe jo të heqin dorë nga ajo. Ne qëndrojmë me parimin se të gjithë jemi të barabartë. Nuk do ta lejojë që dikush ta ndryshoj diçka të tillë. Qofsha I mallkuar nëse do ta lë Donald Trump të fitojë dhe të udhëheq kombin Amerikan.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!