SARANDË- Në plazhet e Sarandës këtë verë ka më pak pushues. Çmimet e larta janë një ndër arsyet që turistët kanë braktisur jugun e vendit.
Të huajt, të cilët kanë ardhur në Shqipëri pasi kanë dëgjuar e lexuar se mund të pushosh lirë, nuk ngurojnë të thonë se çmimet janë absurde. Kërkojnë më tepër hapësira publike pasi në plazhet private thonë se abuzohet.
Operatorët turistikë e pranojnë rritjen e çmimeve këtë verë por e argumentojnë me rritjen e pagave të punonjësve, të cilët vitet e fundit gjenden me vështirësi.
Teksa të huajt kanë zgjedhur të mos shpenzojnë shumë në jug, ndoshta edhe për shkak të çmimeve, sipërmarrësit i kanë sytë nga shqiptarët, të cilët sipas tyre harxhojnë më tepër.
Ndryshe nga vitet e shkuara, këtë korrik plazhet në Sarandë thuajse janë bosh./ abcnews.al