Është një fund ëndrrash. “Tre Luanët” e Anglisë kanë arritur të gjejnë avantazhin në “frymën e fundit” të sfidës, ndaj “Tulipanëve” të Holandës, duke qëndruar me një këmbë në finalen e madhe, të Euro 2024.
Pasi kap një pasim të bukur të Cole Palmer, “bomberi” i Aston Villa, Ollie Watkins bën një kthim të bukur në zonë dhe me një goditje perfekte brenda zonës mposht portierin Verbruggen. Rezultati shkon në 1 me 2. /abcnews.al